Google ADS

Vetura më e shpejtë ndonjëherë

13:14 | 7 Korrik 2016
Arbresh Info

Aston Martin, do të prodhojë veturën më të shpejtë të të gjitha kohërave.

Vetura do të quhet AM-RB 001 dhe mund të mos e ketë emrin më të bukur që keni dëgjuar por me siguri që do të jetë vetura më e jashtëzakonshme ndonjëherë.

Sipas CNN, kjo veturë do të ketë një çmim tepër të lartë dhe jo çdokush do të mundet ta blejë. Me një motor V12 i cili prodhon më shumë se 900 kuaj fuqi, ajo do të jetë më shumë se një veturë e Formulës Një.

As më pak e as më shumë se 99 vetura të tilla do të prodhohen dhe secila do të kushtojë së paku 2.6 milionë dollarë.

vetura-e-shpejte vetura-me-e-shpejt

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme