Google ADS

Vetura më e shëmtuar në botë (Video)

15:25 | 15 Tetor 2015
Arbresh.info

Mu sikurse gjatë përzgjedhjes të veturës më të mirë në botë – kur është detyrë tejet e vështirë të zgjedhësh një model fitues – ashtu ndodh edhe gjatë përzgjedhjes të veturës më të keqe në botë.

Megjithatë, mjafton të shihni veturën Hoffmann nga viti 1951 dhe përzgjedhja thjeshtësohet deri në maksimum.

Ky model nuk ka qenë pjesë e përzgjedhjeve të mëhershme të veturës më të keqe në botë për shkak se kurrë nuk ishte futur në prodhim serik.

Sipas eub-faqes “Microcarmuseum”, kjo veturë unikate ishte prodhuar në mes të viteve 1949-1951 nga gjermani M. Hoffmann. Ajo ka tri rrota, ku rrota e pasme është dhe rrotë drejtuese e makinës.

Kjo veturë është e pajisur me motor një-cilindërsh me kapacitet 200 ccm, që prodhon 6,5 KF, me të cilin mund të arrijë shpejtësinë prej 45 km/h. Mjaftueshëm, sepse një shpejtësi më e madhe nuk do të ishte e sigurt për ngasësin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme