Vetura e parë fluturuese me tri rroba e prodhuar në Holandë, ka marrë dritën e gjelbër që të vozitet nëpër rrugë dhe kap vlerën e 300 mijë eurove.
Bëhet fjalë për PAL-V Liberty që ka marrë dritën e gjelbër nga rregullatori evropian për mjetet motorike, që i dha leje ideatorit holandez që ta regjistroj këtë makineri si një veturë, transmeton Telegrafi.
Mbi tetë modifikime i janë bërë veturës fluturuese që ta fitojë këtë leje. PAL-V Liberty pritet të fillojë të shitet nga vitit 2022.
Prototipi i këtij mjeti ishte prezantuar dhe kishte fluturuar për herë të parë në vitin 2012 dhe asokohe pritej të ndërtohej në Indi me një kosto prej 300 mijë eurove.
Por, pasi që tani është marrë leja, ajo do të prodhohet në Holandë dhe ka kapacitete të zhvillojë shpejtësinë prej 180 kilometra në orë.
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, PS-ja pritet të kërkojë përj...
Komandanti i KFOR-it dhe kreu i ushtrisë shqiptare flasin pë...
Ndërron jetë dizajneri legjendar i Mercedes
Kafshët shtëpiake ulin stresin dhe ngadalësojnë plakjen
Së shpejti në treg, çfarë do të sjellë iPhone SE 4 që do të ...