Në Gjenevë të Zvicrës, është mbajtur spektakli i veturave, që ka filluar me 1 mars dhe ka mbaruar me 13 mars. Në këtë spektakël u prezantuan vetura të tipave më të reja, nga të gjitha firmat. Galvin Green, është brend i cilësisë së lartë për rrobat e lojtarëve të golfit. Green, ishte pjesëmarrës në këtë spektakël dhe kishte mundësi që t`i shihte nga afër këto vetura, ku Aston Martin DB11 është cilësuar si vetura më e mirë pjesëmarrëse në këtë spektakël, sa i përket pamjes.
Green ka konsideruar se Aston Martin është e mrekullueshme. “Një shembull perfekt për një skulpturë të mrekullueshme. Kishte prekje shumë të mira inxhinierie, sidomos në pjesën e pasme që arrin forcën shtytëse pa asnjë shtojcë të varur mbi ose prapa”. Pas Aston Martin, Green e ka radhitur Renault Scenic dhe Volvo V90.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA