Në Japoni, po luftojnë me mungesën e fuqisë punëtore, veçanërisht në segmentin e transportit tokësor.
Kamionët nuk janë problemi, por mungesa e shoferëve profesionistë është një problem në rritje.
Vlerësimet thonë se deri në vitin 2030, Japonisë do t’i mungojnë 36 për qind të shoferëve.
Prandaj, është duke u konsideruar një zgjidhje jokonvencionale, e cila pasi të zbatohet, mund të zëvendësojë 25,000 shoferë.
Rripi transportues është pjesë e transportit horizontal në fabrika, magazina dhe të gjitha objektet ku kërkohet transport linear i artikujve të ngjashëm.
Në Japoni, ata po mendojnë të ndërtojnë një sistem transporti automatik të ngjashëm me rripin transportues.
Një rrip i tillë gjigant transportues do të lidhte Tokion dhe Osakën, që në përkthim do të thotë se do të ishte deri në 500 kilometra.
Parashikohet që kapaciteti ditor i transportit të jetë në nivelin e 25 mijë kamionëve, ku ngarkesa do të transportohet në një lloj maune pa shtytje.
Japan Times raporton se projekti i Autoflow Road pritet të përfundojë në vitin 2034 dhe vlerësohet se kostoja e ndërtimit mund të kalojë 23 miliardë dollarë.
Duket si një ide e mirë sepse e njëjta zgjidhje do të zvogëlonte efektin e mungesës së fuqisë punëtore, dhe bllokimin e autostradave si pasojë e largimit të 25 mijë kamionëve. /Telegrafi/
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj