Versioni iOS 10 është gati për t’u shkarkuar

08:51 | 14 Shtator 2016
Arbresh.info

Është dita e iOS! Versioni final i sistemit të operimit të Apple është më në fund gati, dhe ka plot të reja.

Modeli përfshin përmirësime të sigurisë si dhe një grup cilësish të reja. iMassage tani vjen në një version të ri me sektorin e tij të App Store, një ridizenjim i ekranit ‘home’ dhe njoftime më të plota.

  • Dizajn i ri
  • iMassage në një nivel tjetër
  • Siguri më e garantuar
  • Si ta përditësoni?

    Gati? Në fillim sigurohuni që keni një lidhje të mirë Wi-Fi dhe telefoni juaj ka më shumë se 50 përqind bateri. Pastaj shkoni tek opsioni ‘general’ dhe tek butoni Software Update do të shikoni të gjitha informacionet e nevojshme. Në më pak se pesë minuta do të keni një telefon më të mirë dhe më të sigurte./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme