Vëllai i Pablo Escobar lëshon në qarkullim monedhën e tij dixhitale

01:02 | 23 Mars 2018
Trina Galanxhi

Vëllai i bosit famëkeq të drogës, Pablo Escobar, Roberto ka lancuar monedhën e tij dixhitale.

Dikur, ai ishte kontabilist për kartelin e kokainës në Medellin, transmeton portali arbresh.info

Monedha e quajtur , dieta e bitcoin, është një nga spin-offet e shumta të Bitcoin dhe vëllai i Escobar pretendon se kjo është më e mirë se origjinali.

“Vlera do të jetë shumë më e lartë, pasi ne jemi identik në numër me Bitcoin, ërveç që ne jemi 4.000 herë më të lirë tani”, thuhet në ueb faqen e Roberto Escobar.

Monedha tani është me vlerë 2 dollarë dhe është e zgjeruar si Bitcoin.

Escobar, i cili pretendon se ka bërë miliarda gjatë jetës së tij, thotë se investimi në dietë bitcoin është një mundësi e mirë për të bërë para.

Vëllai i Pablo Escobar ishte kontabilisti i kartelit Medellin dhe kaloi më shumë se 11 vjet në një burg të sigurisë maksimale në Kolumbi. Roberto pohon se ai ishte i përfshirë vetëm në menaxhimin e parave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme