Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

22:41 | 21 Prill 2024
R J

Siç raportohet, versioni i ri beta 11.125 i Google Maps vjen me një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit e saj të përdorin lidhjen satelitore për të përditësuar vendndodhjen një herë në 15 minuta deri në pesë herë në ditë.

Kjo veçori thuhet të jetë e dobishme për zonat pa lidhje telefonike, pasi ndarja e vendndodhjes me të tjerët dhe gjetja e destinacioneve të ndryshme do të jetë e disponueshme me anë të satelitit.

Nëse vizitoni një vend ku interneti është i dobët ose nuk punon fare, atëherë hartat e reja satelitore do të fillojnë të funksionojnë dhe të ju ndihmojnë të arrini në destinacionin tuaj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Vetëm nuk duhet të harroni të aktivizoni veçorinë duke ndjekur këta hapa:

Fillimisht hapni Google Maps në tabletin ose telefonin tuaj;

Sigurohuni që jeni të lidhur me internet;

Kërkoni për një vend të caktuar;

Klikoni në vendin që dëshironi dhe shkarkoni hartën e tij;

Megjithatë, ky funksion ende nuk është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Android, andaj pritet që kompania të ofrojë detaje të tjera deri në prezantimin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme