Është e vështirë të shikohet, ajo që dikur ishte Ford GT 2005 dhe i përkiste një edicioni prej 4,038 njësive, transmeton Telegrafi.
Tani është zhdukur në tërësi, duke mbetur vetëm copëza metali dhe një konstrukti të shkrumbuar.
Kjo është vënë në shitje, por jo çuditërisht, ende askush nuk ka lënë asnjë ofertë në ueb-faqen ku po ekspozohet.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të, por besohet të jetë përplasur teksa vozitej me shpejtësi të lartë dhe është djegur pas eksplodimit, apo dikush ia ka vënë flakën qëllimisht.
Mirëpo, mbetjet nuk ngjajnë aspak me madhështinë që kishte dikur, apo të hynë në funksion në çfarëdo pune. Andaj, është e pa shmangshme pyetja, se pse po i vë në shitje, apo edhe nëse do ketë ndonjë blerës.
Modeli GT me 5.4-litra V8 prodhonte 550 kuajfuqi, ndërsa arrinte shpejtësi maksimale prej 330 kilometrave në orë. Që i bie se është makina më e shpejtë, që Ford ka prodhuar ndonjëherë. /Telegrafi/
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...