Vat dhe lumen – të dyja përdoren për të përshkuar dritën e llambave, por si t’i dalloni ato nga njëra-tjetra kur doni të blini një pajisje elektrike dhe doni të vlerësoni atë me kapacitetin më të lartë.
Vat – Vat është njësi matëse e energjisë, specifikisht energjia e nevojshme për të ushqyer pajisjet elektronike si llambat. Vatët tregojnë fuqinë reale, pra matin shkallën me të cilën harxhohet energjia në një pajisje. Një vat është i barabartë me një xhaul për sekondë. Pra një llambë 100-vatëshe të cilën e mbani ndezur për 10 orë, përdor 100 vat në mënyrë të vazhdueshme ose 1,000 ‘orë vat’ apo kilovat.
Vat është njësi që nuk mat ndriçimit, dhe numri i vatëve që shikoni në një pajisje elektrike nuk shpreh asgjë për sa i përket intensitetit të ndriçimit të saj. Megjithatë llambat e zbehta kërkojnë më pak vat sesa ato të ndritshme për njësi të barabarta kohore, prandaj edhe ‘vat’ është përdorur më parë për të përshkruar ndriçimin.
Lumen – Lumen është njësia matëse e ndriçimit. Ajo tregon sa është intensiteti i dritës së dukshme që prodhohet nga një llambë apo pajisje tjetër ndriçuese. Lumen gjithashtu tregon edhe drejtimin e përhapjes së dritës. Një llambë që ndriçon vetëm në një drejtim teknikisht prodhon më pak lumen sesa një llambë që ndriçon në çdo drejtim.
Megjithëse lumen dhe vat janë në marrëdhënie shumë të afërt me njëra-tjetrën nuk janë të barasvlershme dhe nuk përfaqësojnë njësi të njëjta matëse.
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...