Google ADS

USS Ford, “bisha” e superfuqisë amerikane që kushton 13 mld dollarë (Foto)

20:02 | 25 Shtator 2016
Arbresh.info

Do të depërtojë nëpër dete duke nisur nga shkurti i 2016-s dhe do të jetë aeroplanmbajtësja më e kushtueshme dhe e përparuar e ndërtuar ndonjëherë. Realizimi i saj kushton plot 13 miliardë dollarë.

USS Ford është e para e një klase të re super-aeroplanmbajtësesh të cilave do t’iu vihet emri i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, të cilat do ta zgjerojnë flotën e marinës ushtarake dhe do të zëvendësojnë “lavditë e vjetra”, sikurse është USS Enterprise.

USS Ford ka shifra rekord: është e gjatë mbi 330 metra (por nuk është më e madhja e ndërtuar ndonjëherë, sepse Enterprise ishte disa dhjetëra metra më e gjatë) dhe peshon 100 mijë tonelata. Në brendësinë e saj mund të akomodojë mbi 4.500 persona ndërmjet ekuipazhit dhe stafit të aviacionit dhe mund të transportojë të paktën 75 fluturakë.

Zotëron një sistem katapultash elektromagnetike për t’i lëshuar avionët në fazën e ngritjes, një sistem i përparuar dhe më i shpejtë, që mundëson që të kryhen deri 220 fluturime në ditë: Shpejtësia e saj mund t’i kalojë 30 nyjet. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme