Uber humb më shumë se 800 milionë dollarë

08:46 | 20 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Uber Technologies Inc, kompania për transport ka humbur më shumë se 800 milionë dollarë në tremujorin e tretë.

Sipas një raporti nga ‘Bloomberg’, humbja prej 800 milionë dollarë nuk përfshin operacionet e Uber-it në Kinë, transmeton portali arbresh.info. Në tremujorin e kaluar, humbjet e kompanisë tejkaluan shifrën prej 800 milionë dollarëve, përfshirë këtu edhe operacionet në Kinë.

Uber ka gjeneruar rreth 1.7 miliardë dollarë të ardhura neto në tremujorin e tretë, një ngritje nga 1.1 miliardë dollarë në krahasim me tremujorin e mëparshëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme