Twitteri po hetohet për rrjedhje të të dhënave nga më shumë se 400 milionë llogari

20:41 | 1 Janar 2023
KRG

Një mbikëqyrës po heton Twtterin pasi një haker pretendon se posedon detaje private të lidhura me më shumë se 400 milionë llogari.

Hakeri, “Ryushi”, po kërkon 200,000 dollarë për të dorëzuar të dhënat – që raportohet se përfshijnë ato të disa të famshëmve, në mënyrë që t’i fshijë ato.

Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) thotë se “do të shqyrtojë pajtueshmërinë e Twitterit me ligjin për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me këtë çështje sigurie”, raportoi BBC-ja të premten.

Të dhënat thuhet se përfshijnë numrat e telefonit dhe emailet, duke përfshirë ato që u përkasin të famshmëve dhe politikanëve, por madhësia e supozuar e ngarkesës nuk është konfirmuar. Deri tani është bërë publike vetëm një “kampion” i vogël.

The Guardian raportoi se të dhënat e kongresmenes amerikane, Alexandria Ocasio-Cortez u përfshinë në mostrën e të dhënave të publikuara nga hakeri. Raportohet se përfshihen gjithashtu të dhënat e transmetuesit Piers Morgan, të cilit së fundmi iu hakua llogaria e tij në Twitter.

Twitter deri më tani nuk i është përgjigjur pyetjeve të shtypit në lidhje me shkeljen e supozuar.

Shefi ekzekutiv, Elon Musk nuk iu përgjigj një kërkese të postuar në Twitter për koment nga gazetari kryesor i sigurisë kibernetike, Brian Krebs – megjithëse shkelja, siç vëren Krebs, ndoshta ka ndodhur përpara se Musk ta merrte Twitterin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme