Twitter ka përditësuar rregullat mbi privatësinë, pra rregullat mbi të cilat përdor të dhënat tona.Përdoruesit duhet ta aprovonin përmes një banneri të madh pop up të publikuar të mërkurën.
Në përgjithësi thuhet se shumë shpejt do të fillojnë të shihen “postimet më të rëndësishme dhe reklamat bazuar në vizitat në faqet e Twitter”. Por jo vetëm. Kompania, në të njëjtin lajmërim bën të ditur se është duke punuar “me partnerët e reklamave për të rritur reklamat” që do tu shfaqen përdoruesve.
Ky përditësim në thelb prek disa pika të rëndësishme. I pari parashikon që informacioni mbi lundrimin jashtë platformës, të memorizohen për 30 ditë dhe jo më për 10.
E dyta, ka të bëjë me mënyrën e re të klasifikimit të interesave të një përdoruesi të vetëm, duke zgjedhur automatikisht mbi bazë të aktivitetit në rrjetin social, duke i përdorur për të adresuar një reklamë të mirë.
Në të dyja rastet është e pamundur ta ndryshosh dhe kjo ka shkaktuar mjaft reagime tek përdoruesit.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...