Twitter është paditur nga familja e një ushtari të vrarë nga ISIS që pretendon se rrjeti social nuk ka bërë aq në largimin e grupit.
Familja e Lloyd “Carl” Fields Jr, që është vrarë në një sulm në Amman të Jordanis në vitin e kaluar, pretendon që sulmi nuk do të kishte ndodhur asnjëherë nëse Twitter nuk do të ekzistonte. Personi pretendon që Twitter është në dijeni të përdoruesve nga ISIS në këtë platformë dhe i lejon atyre të vazhdojnë përdorimin e tyre.
“Pa rrjetin social Twitter, kthimi i ISIS-it brenda viteve të kaluar në grupin terrorist më të frikshëm në botë nuk do të ishte i mundur”, deklaroi një pjesëtar i familjes së ushtarit të vrarë, transmeton arbresh.info.
Ashtu edhe si rrjetet e tjera të mëdha sociale, Twitter ka qenë duke u shqyrtuar si një vend që ISIS-i është duke përdorur për të rekrutuar njerëz online. Një numër i madh i përdoruesve përdorin faqen për të shpërndarë propagandë dhe informata të tjera.
Edhe pse Twitter ka qenë aktiv duke rrëzuar llogari të ndryshme në lidhje me ISIS-in, humica nga ata janë kthyer menjëherë në rrjetin social duke hapur llogari të re, shkruan arbresh.info. Pra, kjo faqe është kthyer në një fushëbetejë ndërmjet mbështetësve të ISIS-it dhe atyre që janë kundër tyre./arbresh.info
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër