Google ADS

Twitter ofron tani transmetimin e video drejtpërsëdrejti nga aplikacioni

17:17 | 18 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Twitter ka publikuar së fundmi një përditësim që ofron mundësinë për të transmetuar videot drejtpërsëdrejti përmes aplikacionit të tij në iOS dhe Android.

Funksioni mundësohet nga Periscope, që është aplikacioni i Twitter-it për video drejtpërsëdrejti, por mund të përdoret veçmas nëse keni të instaluar Periscope apo keni krijuar llogari.

Për të lëshuar transmetimin drejtpërsëdrejti në Twitter, ju duhet të prekni fillimisht butonin për të krijuar një “tweet” të ri dhe më pas klikoni butonin “live”, shkruan portali arbresh.info. Gjatë transmetimit, shikuesit e transmetimit tuaj mund të komentojnë dhe t’a pëlqejnë atë.

Ndryshe, Facebook ka lëshuar funksionin për transmetimin e videove në muajin janar për të gjithë përdoruesit e tij./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme