Twitter ka mbyllur qindra e mijëra llogari duke u munduar të largojë terroristët nga platforma e tyre.
Kompania ka bërë të ditur se ka suspenduar 235 mijë llogari për shkelje të policave të sajtit, të cilat janë të lidhura me terrorizmin që nga viti 2016. Kjo sjell numrin e plotë të 360 mijë llogarive të suspenduara, megjithëse është thënë se puna e tyre ende nuk ka përfunduar, shkruan The Independent.
Twitter është kritikuar në mënyrë të përsëritur, për shërbimin e saj si një bazë e dobishme për terroristët, të cilët përfitojnë nga forma e faqes për të postuar propagandë dhe mesazhe.
Këtë javë ajo u kritikua, si pjesë e gjykimit të Anjem Choudary, ku së bashku me platforma të tjera ajo u fajësua për ndihmën e dhënë zërit të predikuesit tashmë të dënuar.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...