Sot, gjiganti Twitter ka vënë në fuqi ndryshimin e prezantuar në muajin qershor. Supozohej se do lansohet në muajin Korrik, por tani më në fund është në dispozicion.
Kufizimi prej 140 karaktereve tani është larguar nga ‘Direct Messages’ tek platforma e faqes, shkruan arbresh.info. Kjo do të thotë që tani nuk do të ketë mesazhe njëra pas tjetrës nga i njëjti person pasi çdo gjë mund të sqarohet me largimin e kufizimeve të përcaktuara.
Ky funksion debuton që nga sot në uebfaqen e rrjetit social Twitter, po ashtu edhe në aplikacionet e uebfaqes në platformën Android dhe iOS. Megjithatë, funksioni nuk përfshinë edhe largimin e kufizimeve tek postimet/tweets që bëni në rrjetin social, pasi që kufizimi prej 140 karaktereve është larguar vetëm tek ‘Direct Messages’./arbresh.info
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...