Twitter po teston një buton “redakto” , një veçori për të cilin thotë se është më i kërkuari në historinë e platformës.
Funksioni i ri është duke u testuar dhe së shpejti do të jetë i mundur tek disa përdorues të shërbimit të tij të abonimit Twitter Blue, konfirmoi platforma e mediave sociale.
Kompania zbuloi në fillim të këtij viti se ishte duke punuar në një mjet për t’i lejuar përdoruesit të modifikojnë tweet-et pasi ato të postohen, që është “opsioni më i kërkuar deri më sot”.
Kompania tha se tweet-et do të jenë në gjendje të modifikohen “disa herë” dhe do të shfaqen me një ikonë, për të bërë të qartë se postimi origjinal është modifikuar.
Përdoruesit do të jenë në gjendje të klikojnë për të parë historikun e redaktimit të një tweet-i, i cili do të tregojë versionet e kaluara.
Twitter tha se dhe dhënia e aksesit në historikun e një postimi është i rëndësishëm sepse “ato ndihmojnë në mbrojtjen e integritetit të bisedës dhe krijojnë një regjistrim publik të aksesueshëm të asaj që u tha”.
Në një postim në blog, kompania e mediave sociale tha se funksioni do të mbetet në një fazë testimi, me vetëm disa përdorues, për ca kohë ndërsa analizon se si përdoret.
Disa kritikë kanë paralajmëruar se mund të shfrytëzohet nga personat që kërkojnë të përhapin dezinformata.
“Ashtu si çdo veçori e re, ne po testojmë qëllimisht Redakto Tweet-in me një grup më të vogël për të na ndihmuar të inkorporojmë reagime gjatë identifikimit dhe zgjidhjes së problemeve të mundshme. Kjo përfshin mënyrën se si njerëzit mund ta keqpërdorin funksionin. Asnjëherë nuk mund të jesh shumë i kujdesshëm”, tha Twitter në postimin e tij në blog.
“Më vonë këtë muaj, ne do të zgjerojmë aksesin e Edit Tweet për abonentët e Twitter Blue.
“Si pjesë e abonimit të tyre, ata marrin akses të hershëm në veçori dhe na ndihmojnë t’i testojmë ato përpara se të vijnë në Twitter. Ne gjithashtu do t’i kushtojmë vëmendje të madhe se si funksioni ndikon në mënyrën se si njerëzit lexojnë, shkruajnë dhe angazhohen me tweet-et.”
Twitter Blue, i disponueshëm në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re, është një shërbim abonimi mujor që u jep përdoruesve veçori shtesë që nuk janë të disponueshme për publikun e gjerë./Lapsi.al
Burimi e ndihmon Anisën të pastrohet
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...