Google ADS

Twitter i ndalon reklamimin Kaspersky-it

15:34 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Twitter lajmëroi javën e kaluar se do të ndalonte reklamat e kompanisë së sigurisë Kaspersky duke thënë e modeli i biznesit të saj është në konflik me rregullat e reklamimit.

Këtë lajm Twitter e dha për agjencinë e lajmeve Reuters pasi bashkëthemeluesi Eugene Kaspersky tha se që nga Janari nuk reklamonin dot në rrjetin social.

Ky ndalim vjen në një moment kur Uashingtoni akuzoi Kaspersky për lidhje të afërta me inteligjencën Ruse, shkruan PCWorld Albanian.

Autoritetet Amerikane frikësohen se softueri i Kaspersky mund të përdoret për të përgjuar administratën e cila përdoret produktet e firmës Ruse.

Vitin e kaluar Trump ndaloi përdorimin e Kaspersky nga departamentet shtetërore.

Kaspersky vazhdimisht ka mohuar akuzat duke thënë se do të ofronte kodin për hetim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme