Twitter i bllokon mediat ruse, RT dhe Sputnik

11:46 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Twitter u ka ndaluar dy prej mediave më të mëdha ruse, blerjen e hapësirës reklamuese pas frikës që ato kanë tentuar të ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Ndalimi për reklamim për Russia Today (RT) dhe Sputnik, dhe të gjitha llogarive që lidhen me to, ka hyrë menjëherë në fuqi.

Autoritetet në Amerikë kanë deklaruar që të dy këto mediume veprojnë si platformë për pasimin e mesazheve të Kremlinit.

Nga Twitter kanë deklaruar që ky vendim është marrë duke u bazuar në analizat që kanë ardhë në përfundim se RT dhe Sputnik kanë tentuar të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, në emër të qeverisë ruse./klankosova.tv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme