Rrjeti social njoftoi sot se është duke shtrënguar rregullat për reklamat politike të Bashkimit Evropian përpara zgjedhjeve gjatë kësaj pranvere, pas lëvizjeve të ngjashme nga gjigantët e teknologjisë Facebook dhe Google.
Twitter tha se po shtrin kufizimet tashmë në vend për zgjedhjet federale në SHBA.
Sipas rregullave të reja, të cilat gjithashtu do të zbatohen në Australi dhe Indi, reklamuesit politikë duhet të certifikohen.
Reklamat, në formën e “cicërimave” të promovuara në shtatë ditët e fundit do të ruhen në një bazë të dhënash të qasshme publikisht, duke treguar se sa është shpenzuar dhe numri i njerëzve që i kanë parë.
Qindra miliona njerëz do të votojnë për më shumë se 700 ligjvënës parlamentarë të Bashkimit Evropian.
Reklamuesit politikë mund të fillojnë të aplikojnë tani për certifikim sipas rregullave më të rrepta të Twitter, të cilat do të hyjnë në fuqi më 11 mars, duke ofruar më shumë informacione si foto ose një numër identifikimi të kompanisë.
Twitter përcakton reklama politike si ato të blera nga një parti ose kandidat që avokon për ose kundër një kandidati apo partie.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele