Panairi më i madh në botë i arritjeve teknologjike, që tradicionalisht mbahet çdo vit në Las Vegas, do të presë këtë radhë nga 5 deri më 8 janar kompaninë TOGG, prodhuesin e parë të veturave elektrike nga Turqia.
TOGG dy vite më parë prezantoi prototipat e limuzinave dhe SUV elektrikë, e së fundmi ka konfirmuar se prodhimi serik i dy modeleve do të fillojë vitin e ardhshëm.
Kompania turke ka paralajmëruar që në CES do të prezantojë teknologjinë me emër të përbashkët “Use-Case Mobility”, që në vete “sjellin” vetura elektrike autonome.
Pritet që ky prodhues i veturave në Las Vegas, të prezantojë edhe prototipat e limuzinave dhe të SUV.
Veturat kanë motorë elektrikë, e në ofertë do të jenë dy konfiguracione – me një dhe dy motorë elektrikë, përkatësisht me 200 dhe 400 kuaj-fuqi.
Versioni më i fuqishëm shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 4,8 sekonda, e ai me një motor me 7,6. Kjo veturë me dy mbushje arrin të përshkojë rreth 500 kilometra.
Veturat do të prodhohen në fabrikën Gemlik në rajonin e Bursas në Turqi.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale