Javën e kaluar, WhatsApp detyroi shumë përdorues të bien dakord për rregulla të reja të privatësisë për shpërndarjen e të dhënave personale me kompanitë e Facebook-ut
Autoriteti i Konkurrencës i Turqisë sot ka hapur hetim mbi Facebook-un dhe WhatsApp-in dhe pezulloi rregullat e tyre të reja të shpërndarjes së të dhënave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Javën e kaluar, WhatsApp detyroi shumë përdorues të bien dakord për rregulla të reja të privatësisë për shpërndarjen e të dhënave personale me kompanitë e Facebook-ut. Aplikacioni nuk mund të përdoret nëse kushtet nuk pranohen, tha autoriteti në një njoftim.
Autoriteti pezulloi shpërndarjen e të dhënave, edhe nëse përdoruesit pranuan rregullat, për shkak të potencialit për humbje të pariparueshme, deri në përfundim të hetimit.
Facebook gjithashtu duhet të pezullojë shpërndarjen e të dhënave dhe të njoftojë hapin e tij për të gjithë përdoruesit, theksohet në njoftim.
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Kurti: Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për ba...
Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakon...
Ish-lojtari i Man Utd zbulon se si iu desh të largohej nga k...
“Kosova dhe Çekia me marrëdhënie shumë të mira bilater...
Gërvalla bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi në New...