Google ADS

Turqia mund të përballet me sulme të reja kibernetike

09:39 | 25 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Gazeta ‘Sabah’ ka raportuar që Turqia mund të përballet me sulme të reja kibernetike në uebfaqet e institucioneve shtetërore.

Sipas raportit nga gazeta turke, krimi kibernetik kërcënon veçanërisht organet për zbatimin e ligjit të vendit, transmeton arbresh.info. Mbi 40.000 uebfaqe me domenin ‘tr’ kanë pësuar sulme kibernetike në dhjetë vitet e fundit.

Uebfaqet e Transportit të Turqisë, Ministrisë së Komunikacionit dhe Sistemin Qendror Notar ishin sulmuar më 24 dhjetor nga hakerë. Disa operator ishin suspenduar si rezultat i këtyre sulmeve.

Në dy javët e kaluara, uebfaqet turke kanë qenë nën sulme nga grupi i hakerëve Anonymous, i cili së fundmi i ka shpallur luftë kibernetike Turqisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme