Google ADS

Turqia bllokon shërbimet Google Drive, Dropbox dhe OneDrive

10:28 | 10 Tetor 2016
Arbresh Info

Truqia raportohet se ka bllokuar shërbimet për ruajtjen e të dhënave si Google Drive, Dropbox dhe atë nga Microsoft – One Drive.

Qeveria turke thuhet se i ka bllokuar këto shërbime në mënyrë për t’iu shmangur publikimit të e-mailve që i përkasin Ministrit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, i cili është dhëndëri i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, shkruan portali arbresh.info.

Bllokimi i këtyre shërbimeve, që u raportua nga grupi ‘Turkey Blocks’, iu ndalon përdoruesve qasjen dhe ruajtjen e të dhënave në llogaritë e tyre./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme