Truqia bllokon edhe rrjetin anonim Tor

09:25 | 19 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Liria online e përdoruesve të internetit vazhdon të vështirësohet në Turqi, ku presidenti Erdogan është duke marrë masa që të zvogëluar lirën e fjalës dhe mediave.

Grupi i vëzhguesve ‘Turkey Blocks’ ka njoftuar që rrjeti anonim Tor është bllokuar, pas taktikave të ngjashme që janë marrë muaj më parë për të parandaluar përdoruesit nga qasjet në shërbimet VPN dhe disa uebfaqe të rrjeteve sociale, transmeton portali arbresh.info.

Facebook, Twitter, WhatsApp dhe YouTube ishin bllokuar muajin e kaluar pas ndalimit gjatë mesnate të 11 anëtarëve të parlamentit që i përkisnin Partisë Demokratike pro kurdë në juglindje, por edhe shërbimet e tjera si Dropbox, Google Drive dhe OneDrive ishin të kufizuara në mënyrë për të parandaluar shpërndarjen e të dhënave të publikuara nga e-maili që i përkiste Ministrit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, i cili është dhëndër i presidentit Erdogan./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme