Google ADS

Trendi global i shitjes së smartfonëve nuk do të ndryshojë

00:15 | 2 Prill 2016
Arbresh.info

Sipas kompanisë për hulumtime teknologjike “Granter”, rreth dy miliardë telefona celularë do të vazhdojnë të shiten çdo vit në mbarë botën deri në vitin 2018. Në përgjithësi, kompania pret që shitjet e smartfonëve dhe tabletave të ngecin në të njëjtin nivel në vitet e ardhshme, në tregjet e SHBA-së, Evropës, Kinës dhe Japonisë.

Shitjet e smartfonëve pritet të arrijë shifrën 1.5 miliardë për herë të parë në vitin 2016, 7% më shumë se vitin e kaluar.

Por, kjo është rritja më e dobët në historinë e këtij sektori. Të dhënat sugjerojnë se shitjet e smartfonëve do të vazhdojë të rriten në vendet në zhvillim gjatë këtij viti, siç është India.

Numri i përgjithshëm i telefonave celularë të shitur gjatë vitit 2016 pritet të jetë më i madh se 1.9 miliardë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme