Trefishohen aktivitetet keqdashëse në internet

14:07 | 6 Nëntor 2016
Arbresh.info

Në botën virtuale ka ndodhur një rritje e trefishtë në numrin e kërkesave keqdashëse te DNS-at në internet dhe sipas një hulumtimi të ri, 85 milionë nga ato janë identifikuar vetëm gjatë muajit gusht.

Me përfundimin e muajit gusht, më shumë se pesë milionë domain-e të reja kanë filluar të kërkohen çdo ditë, me 150 milionë domain-e të reja çdo muaj, shkruan portali arbresh.info. Bazuar në të dhënat shkencore nga ‘Nominum’, në periudhën ndërmjet muajve mars – gusht, afër një miliardë  kërkesa janë krijuar dhe pjesa më e madhe e tyre janë keqdashëse dhe ende të panjohura për autoritetet e sigurisë.

Në një raport në sigurinë e DNS-ave, ‘Nominum’ ka zbuluar se sulmet keqdashëse janë rritur dukshëm gjatë muajt gusht për shkak të ‘Necurs’, njëri nga programet keqdashëse më të përhapura, që i dhuroi kontroll kriminelëve kibernetikë te më shumë se gjashtë milionë pajisje. Ky virus drejtohet nga një grup i kriminelëve të organizuar rusë që janë gjithashtu përgjegjës për vjedhjen e miliona dollarëve.

“Necurs u shfaq në skenë në qershor të vitit 2016, disa muaj pasi ne së pari filluam monitorimin e serverëve C&C”, shkruan ‘Nominum’ në raport, transmeton portali arbresh.info. “Numri i kërkesave nga virusi Necurs arriti në 55 milionë në muajin gusht të vitit 2016. Plotë 59 milionë kërkesa janë kryer në baza ditore. Necurs gjithashtu ka të paktën 10.000 domain-e aktive çdo ditë. Disa nga ato përdoren si serverë C&C, ndërsa e gjithë pjesa tjetër përdoret si karrem për të mashtruar ekspertët e sigurisë”.

Ndërkohë, edhe numri i infektuar i pajisjeve të mençura është ngritur, rritje për 131 për qind që ka ndodhur brenda më pak se dy javëve si pasojë e publikimit të kodit burimor të programit keqdashës ‘Mirai’.

“Para publikimit të kodit burimor të programit keqdashës Mirai, ne kemi identifikuar përafërsisht 213.000 sulmues që e kanë përdorur këtë metodë”, shkruan tutje në raport. “Qysh nga publikimi i kodit, shumë rrjete të reja të infektuara kompjuterike kanë mbledhur shtesë 280.000 programe tjera keqdashëse duke sjellë në përgjithësi 493.000”

Sipas kompanisë, sulmi famëkeq DDoS që ndodhi më 21 tetor duke rrëzuar DNS-at e kompanisë Dyn duhet të jetë një thirrje për tu zgjuar. Ky sulm rrëzoi uebfaqet e mëdha si Twitter, Paypal, The New York Times, Box, Netflix dhe shumë të tjera. Origjinë e këtij sulmi madhështor ishin numri i madh i kompromentuar i pajisjeve të mençura që ishin pjesë e virusit ‘Mirai’, përfshirë edhe kamerat, routerët dhe pajisjet e tjera të lidhura me internet.

“Sulmi ka nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm dhe shumë të neglizhuar që DNS luan në internet”, tha Craig Sprosts, zëvendës presidenti i ‘Nominum’. “Një haker i vetëm ishte në gjendje t’i ndalojë qindra miliona përdorues të internetit nga qasje e uebfaqeve të tyre favorite duke sulmuar një ofrues të vetëm të DNS-it. Me rritjen e pajisjeve të mençura, shkalla dhe frekuenca e sulmeve të tilla duket se do të rritet gjithashtu”.

Në këtë raport nga ‘Nominum’ ka paralajmëruar gjithashtu se në të ardhmen mund të ndodhin edhe sulme të tjera madhështore.

“Virusi Mirai është vazhdimisht duke kryer sulme ndaj DNS-ve, ndoshta paralajmërojnë edhe një sulm tjetër masiv”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme