Ju duhet t’i keni parasysh tre shenja që ju tregojnë se po bisedoni me një chatbot me Al, e jo me një person real.
Mashtruesit lehtësisht mund të përdorin chatbot me Al për t’ju mashtruar dhe për të shkruar pothuajse çdo lloj mesazhi që e bën të duket si person i vërtet.
Dhe për shkak të avancimit të Al, chatbot-et tani janë jashtëzakonisht bindëse.
“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të bërë dallimin midis njerëzve real dhe chatbot-eve të AI”, tha eksperti i sigurisë kibernetike Paul Bischoff.
Por, ka disa shenja nga të cilat duhet të keni kujdes, shkruan the Sun, përcjell Telegrafi.
“Keni kujdes nga përgjigjet e përsëritura që duket se nuk kanë ndjeshmëri”, tha Bischoff.
Një tjetër shenjë janë edhe përgjigjet e shpejta.
Nëse mesazhet e gjata vijnë shpejt dhe janë të mbushura me detaje të cilat kërkojnë kohë për t’u shkruar, ka një shans që ju po flisni me një chatbot.
Por, aplikacionet e mesazheve nuk janë e vetmja mënyrë ku Al mund të përdoret kundër jush.
Kjo pasi kriminelët kibernetikë mund ta përdorin atë edhe për ta klonuar zërin në telefonata.
Një mënyrë për të mos rënë pre e këtij mashtrimi është të krijoni “fjalë të sigurta” të cilat mund t’i përdorni për ta vërtetuar se kush fshihet pas telefonatës.
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...