Mënyra e preferuar e Apple për tju kyçur në telefonin tuaj është padyshim Face ID. Kjo teknologji pritet të shndërrohet në standard duke filluar nga ky vit.
Sipas disa raportimeve, një furnizues i Apple u shpreh se kompania kishte porositur më shumë komponentë këtë vit.
Lajmi forcon spekulimet se modelet e reja të iPhone këtë vit, përkatësisht 3 të tillë, do të vinë me Face ID.
Tre iPhone e këtij viti janë: një iPhone X më i madh, një iPhone X Plus dhe një model low-cost iPhone 9.
Të dhënat që jep Lumentum forcojnë besimin se tre iPhone do të jenë me Face ID. Lumentum është furnizuesi kryesor i Apple me komponentë të realitetit të shtuar.
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...