Google ADS

Tragjedi në Katalunja, humb jetën piloti Luis Salom

18:31 | 3 Qershor 2016
Arbresh.info

Një tragjedi është shënuar këtë të premte në sportin e motoçiklizmit, teksa piloti spanjoll 24-vjeçar, Luis Salom, i ekipit “SAG”, u rrëzua në kthesën numër 12 gjatë sesionit të dytë të provave të lira për Çmimin e Madh të Katalunjës, e vlefshme për klasin “Moto2”.

“Piloti ndërroi jetë në orën 16:55 – bëri të ditur “Dorna”, kompania që mban të drejtat ekskluzive tregtare të sportit të motoçiklizmit, përfshi edhe MotoGP. – Me të mbërritur në spital i është nënshtruar menjëherë operacionit, por nuk mundi t’ia dilte”.

Imazhet e incidentit tragjik shfaqin motorin e pilotit të merrte drejtimin për nga barrierat mbrojtëse, të përplasej me to dhe më pas të kthehej e të godiste vet pilotin, i cili vijonte rrëshqitjen për inerci pas rrëzimit nga mjeti i tij.

Për këtë incident ka folur edhe kampioni Valentino Rossi. “Nuk i kam parë pamjet, por një miku im që i kishte parë më tha se Salom po i drejtohej barrierave mbrojtëse e menjëherë i ka shkuar sipër motori i tij. Kjo është shumë e çuditshme, me siguri ka pasur ndonjë avari në mjetin e tij, përndryshe është aksident i pashpjegueshëm”.

Sesioni i provave të lira është ndërprerë menjëherë në minutën e 24 e 39 sekonda, e më pas është anuluar fare.

Në vendngjarje shkuan menjëherë autoambulanca dhe ndihma e shpejtë, por u pa e nevojshme thirrja e një helikopteri. Gjithsesi, gjëndja e tij e rëndë bëri që ai të transportohej me autoambulancë për në qendrën spitalore universitare të Katalunjës, ku mjekët nuk mundën të bënin asgjë.

Salom është piloti i 46 që humb jetën në një kampionat motoçiklizmi. Ai ka debutuar në vitin 2009 në klasin 126 cc. Ishte ngjitur 25 herë në podium, ndërsa shënonte 9 fitore gjithsej në Moto3.

/ Top Channel

https://youtu.be/nCgPr3q4LsA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme