Kompania japoneze, Toyota Gazoo Racing ka paralajmëruar program të ri për prodhimin e pjesëve rezervë për modelin ikonik, Corollan e vjetër (AE86).
Bëhet fjalë për një Corolla të viteve tetëdhjetë, e cila mori statusin e legjendës pas rolit kryesor në mangën japoneze (film vizatimor) “Initial D” për garat në rrugë.
AE86 Corolla u quajt “hachi roku” (86 në japonisht) dhe u bë shumë e njohur, kështu që nuk është për t’u habitur që Gazoo Racing vendosi t’ia zgjasë jetëgjatësinë kësaj veture dhe të ofrojë pjesë të reja rezervë, sidomos për japonezët nostalgjik.
Pas prodhimit të pjesëve të reja për gjeneratat e vjetra të Supre A70 dhe A80, tash edhe për AE86 do të ketë pjesë të reja origjinale për shitje.
Në dhjetor, programi do të përfshijë boshtet lëvizëse të pasme dhe më pas pjesë të tjera. \autoblog
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...