Google ADS

Toyota Corolla i ri bëhet hibrid për të rivalizuar me GTI

12:29 | 12 Gusht 2018
Arbresh.info

Në këtë formë, Corolla i ka përmbushur kushtet që të rivalizojë me GTI

Modeli Corolla 2019 tërësisht i ri, pos që ka avancuar në stil, por Toyota e ka bërë që të jetë shumë më i lehtë dhe i këndshëm në vozitje, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ende e ka të njëjtin motor me 2.0-litra që prodhon 168 kuajfuqi – që nuk e vë në territorin e makinave të duhura sportive.

Por, Corolla i ri do t’i gëzojë entuziastët, pasi do të jetë hibrid dhe me më shumë aftësi sportive.

Kjo makinë sportive nuk do të arrijë shpejtë dhe nuk ka specifika se si do të duket konkretisht, por lajmet e tanishme janë shumë pozitive.

Në këtë Corolla do të jetë i integruar sistemi i arkitekturës TNGA, që ka shkathtësinë e të voziturit me të katër rrotat.

Sipas këtyre të dhënave, po del se Toyota Corolla, mund të jetë në gjendje të rivalizojë me të fuqishmin dhe shumë të kërkuarin në treg Volkswagen GTI. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme