Google ADS

Thirrja e emergjencës vetëm përmes gjurmës së gishtave

07:36 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Apple ka patentuar një proces që i jep mundësinë përdoruesve të telefonojnë në mënyrë të fshehtë numrin e emergjencës, vetëm me gjurmët e gishtave.

Në një patentë të publikuar nga United States Patent and Trademark Office, të martën, gjiganti i teknologjisë ka përshkruar një risi që do i jepte mundësio perdoruesve të telefonin shërbimin e emergjencës “kur të mos jetë praktike një metodë konvencionale”.

Gjithashtu mund të telefonohet ky shërbim edhe përmes ekranit të kyçur në pajisjet iOS. Kjo u jep mundësi përdoruesve të kërkojnë ndihmë nëse kur sheh një agresor apo në raste sulmesh, thotë patenta.

Kompania sugjeron teknologjinë e sekuencës së gjurmëve të gishtave apo ushtrimin e presionit për të telefonuar numrin e emergjencës.

Risia, e cila mund të programohet për të anashkaluar fjalëkalimet apo identifikimin e ekraneve, gjithashtu mund të lajmërojë autoritetet për vendndodhjen e personit, dhe automatikisht të regjistrojë video apo audio nga iPhone i tij.

Patentimi shton se teknologjia mund të fshijë ose të fshehë disa të dhëna personale që nuk do të donit të shpërndanit me të tjerët, si numrin e sigurimit social apo adresën e shtëpisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme