Rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook mund të krijojnë varësi e pohuar kjo nga vetë themeluesit i njërit prej tyre, Jack Dorsey.
Dorsye i bëri këto komente gjatë seancës dëgjimore përpara Komitetit të Gjyqësorit të Senatit, në fokusin e të cilës ishin çështje që kanë të bëjnë me moderimin e përmbajtjes dhe zgjedhjet e vitit 2020 të dy drejtuesve të platformave më të mëdha sociale në botë.
Dorsey dhe shefi i Facebook, Mark Zuckerberg u morën në pyetje nga senatori Lindsey Graham, i cili deshi të dinte nëse rrjetet që ata kanë ngritur kanë aftësinë të krijojnë varësi për përdoruesit. Zuckerberg iu shmang një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke argumentuar se për diçka të tillë nuk ka ende një konkluzion të saktë. Por Dorsey beson të kundërtën.
“Unë mendoj se, si çdo gjë tjetër, edhe këto mjete mund të krijojnë varësi,” tha ai. “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, ta pranojmë dhe të sigurohemi që po i bëjmë klientët tanë të ndërgjegjshëm për modelet më të mira të përdorimit. Sa më shumë informacion aq më mirë këtu”, ishte komenti i tij./tch/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...