Google ADS

Tesla zbulon Roadsterin e ri

13:57 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kompania Tesla ka prezantuar veturën e saj më të re Roadster. Automobili i ri sportiv elektrik ka dy dyer me dizajn dinamik dhe pamje sportive, ngjashëm me automobilat klasikë sportivë.

Roadster i ri është në gjendje që nga 0 deri 96 km/h të arrijë për 1.9 sekonda, ndërsa nga 0 deri 160 km/h arrin për gjithsej 4.6 sekonda. Shpejtësia maksimale e veturës është mbi 400 kilometra në orë.

Roadster ka autonomi të vozitjes 1.000 km, ndërsa kapaciteti i baterisë është 200 kWh. Automobili ka 4 ulëse (2+2), madje hapësira në anën e pasme është shumë e vogël.

Çmimi i shitjes do të fillojë nga 200 mijë dollarë, ndërsa për të rezervuar veturën blerësit e ardhshëm duhet të paguajnë depozitë prej 50 mijë dollarësh.Ata që dëshirojnë më shumë se sa versioni standard, Tesla do të ofrojë serinë e limituar me shenjën Roadster Founders prej 1.000 njësive, e cila do të shitet me çmim fillestar prej 250.000 dollarësh.  Data e fillimit të prodhimit dhe shitjes nuk janë bërë të ditura.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme