Pronarët e Tesla së shpejti mund të jenë në gjendje të kontrollojnë ndalimin në semaforët jashtë listës së tyre të detyrave manuale.
Në një video të postuar në Twitter nga një podkaster i cili përqendrohet në kompaninë e automjeteve vetë-drejtuese elektrike në pronësi të Elon Musk, një nga makinat e prodhuesit mund të shihet duke lëvizur nëpër disa drita jeshile derisa të arrijë në të kuqen dhe pastaj të ndalojë, raporton “Daily Mail”
Autopilot stopping for red lights! ???????? ? ?
let’s goooooooo pic.twitter.com/C95etry3t5
— Third Row Tesla Podcast (@thirdrowtesla) March 26, 2020
Ky tipar shënon një hap shtesë drejt një autonomie të plotë për programin automatik të kompanisë i cili aktualisht është në gjendje të automatizojë disa funksione të ndryshme.
Tesla ende nuk e ka shpallur plotësisht veçorinë pavarësisht nga videoja e postuar të premten.
Midis tyre janë aftësia për të ndryshuar korsinë duke përdorur një veçori të quajtur ‘korsi ndihmëse’ dhe zbulimin e koneve të trafikut, si dhe kufijtë e shpejtësisë./lajmi.net
BE-ja e çon Hungarinë në gjykatë për shkak të ligjit kundër ...
Izraeli njofton vrasjen e kreut të qeverisë së Hamasit në Rr...
Hargreaves: Jemi krenarë për rolin tonë në FSK për progresin...
KPM miraton Planin e Veprimit për monitorimin e fushatës
Iu nënshtrua një operacioni, Kryeministria jep informacion p...
Kadrijaj i reagon Liburn Aliut për rrugën Deçan-Plavë: Kthje...