Elon Musk pretendon se në një të ardhme të afërt, softueri i ri do të mundësojë vozitje pa intervenim të shoferit
Sistemi i pilotimit Navigate, u mundëson shoferëve të jenë të lirë kur udhëtojnë nëpër autostrada, teksa iu jepë përparësi shumë më të mëdha.
Pronari i kompanisë, ka shkruar në Twitter, se të gjitha ata që kanë blerë makinë Tesla në dy vitet e fundit, kanë mundësi ta përditësojnë makinën me sistemin e ri, transmeton Telegrafi.
“Me ndihëm e autopilotit të ri dhe të sofistikuar, makina mund të ndalojë në semaforë, shenja trafiku dhe të lëvizë si duhet në rreth rrotullim”, ka shkruar Musk.
Ky sistem që është në fazat e fundit të testimit, thuhet se do të integrohet në makina në fund të vitit që vjen, ndërsa zyrtarisht lansohet pas dy vitesh. /Telegrafi/
“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të ...
Më shumë se 100 persona janë duke përgatitur padi kundër rep...
Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët? – Këshillat e duhura
Çajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare
Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë tregon numrat ku q...
Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do ta paguajë shtrenjt...