Google ADS

Tesla publikon kamionin e parë elektrik

15:11 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Tesla ka publikuar kamionin e parë elektrik të dizajnuar që t’u bëj konkurrencë kamionëve me diesel si mbret i rrugëve.

E shumëpritura Tesla Semi, mund të përshkoj një distance prej 800 km më një ngarkesë të vetme.

Tesla thotë se automjeti – i njohur në SHBA si një kamion gjysmë rimorkio – do të dalë në prodhim në 2019.

Shefi ekzekutiv Elon Musk gjithashtu zbuloi papritur një Roadster të ri, për të cilin ai tha se do të jetë “makina më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë”.

Roadster do të përshkoj një distancë prej afërsisht 1,000 km në një ngarkesë të vetme me shpejtësi 0-100 mph në 4.2 sekonda.

Musk e quajti këtë si “disfatë të rëndë për makinat me benzinë”.

_98791720_e8367eab-bf16-453e-93ad-219ac1f51f25

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme