Tesla planifikon një sistem me panel diellor, për të siguruar energji shtesë

10:59 | 23 Shtator 2016
Arbresh.info

Elon Musk thotë se muajin tjetër shpreson të prezantojë një çati të re për makinat Tesla të pajisur me panele diellorë dhe më një bateri të integruar, e cila mund t’i furnizojë ato me energji.

COE i Tesla, tha përmes një postimi në Twitter të Enjten, se ai planifikonte ta lançonte sistemin e ri në një event të 28 Tetorit në San Francisco. Produkti është i pari i llojit të tij që vjen nga Femont, një kompani prodhimi e paneleve diellorë me bazë në Kaliforni, e cila u lajmërua se do të blihej nga Tesla për 2,6 miliardë dollarë.

Një nga qëllimet e tij më këtë produkt, sipas Musk, ishte ndërtimi i një sistemi me panel diellor dhe një bateri që mund ta furnizonte makinën me energji të rinovueshme shtesë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme