Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 2.1-sekonda
Pas shumë shtyrjesh, bëhet e ditur se në fund të vitit, Tesla do t’i lansojë makinën e fokusuar për pistë, transmeton Telegrafi.
Makina që prezantohen gjatë nëntorit, tashmë është parë teksa testohej në një pistë garash në Barcelonë të Spanjës. Krahu gjigant i vendosur pas dhe hapjet e shumta për aerodinamikë, kanë bërë që Model S të jetë shumë më i përshtatshëm për pistë, ndërsa motori elektrik i prodhon 778 kuajfuqi.
Po që se i largohet enterieri, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 2.1-sekonda, që i bie se është për tre sekonda më i shpejtë se Model S i tanishëm.
Meqenëse është për 25 për qind më i lehtë se modeli i tanishëm, mund të arrijë shpejtësi prej 250 kilometrave në orë. Zyrtarë nga Tesla kanë bërë të ditur se gjithçka është gati, që Tesla S të merr pjesë në Electric GT krahas dhjetë makinave tjera elektrike, që do të matin fuqinë në pistën e garave. /Telegrafi/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...