Ndonëse ishte lansuar vitin e kaluar, Modeli S 60 do të ketë jetë të shkurtër, pasi që prodhuesi ka vendosur ta heqë këtë model nga tregu duke filluar nga data 16 prill 2017.
Prodhuesi i Kalifornisë i elektro-automobilave luksoz në kumtesën zyrtare shpjegon se Modeli S 60, me bateri me kapacitet 60 kWh, nuk ka përmbushur pritjet e kompanisë pasi klientët kanë vendosur kryesisht për variantin e ardhshëm në ofertë Model S 75, me bateri prej 75 kWh. Për këtë arsye në Tesla vlerësojnë se përveç Modelit S 75 të kenë edhe Modelin S 60 në gamën e vet.
Prodhuesit, po ashtu, ka bërë të ditur se pronarëve të tanishëm të modelit S 60 do t’iu mundësohet të avancojnë automobilin e tyre përmes ngritjes së kapacitetit të baterisë në 75 kWh, transmeton KosovaPress.
Ky përmirësim do t’iu sjellë atyre edhe autonomi më të madhe në vozitje. Pronarët që posedojnë modelin S 60 në vend të 338 km të tanishme me avancimin e pakos së baterisë do të mund të kalojnë 401 km (po aq sa është edhe radiusi i lëvizjes së Modelit S 75), derisa pronarët e Tesla S 60D do të shtojnë autonominë nga 351 km në 417 km (aq sa mundet të lëvizë me bateri të mbushura modeli S 75D).
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...