Fabrikë e re e Tesla në rrethinat e Berlinit: me vendimin e saj për Gjermaninë, gara se kush do ta ketë hegjemoninë e automjeteve elektrike hapet zyrtarisht pikërisht në vendin, ku u shpik automjeti me motor djegës.
Tipike e Elon Musk – gati si pa u vënë re, ai jep një lajm të rëndësishëm, ndërtimin e një fabrike të re të Teslas në rrethinat e Berlinit.
Le të përfytyrojmë, sikur aeroporti i Berlini ka filluar punën. Fabrika e re të Teslas mund të ishte ndërtuar edhe në hapësirat e aeroportit të deritanishëm. Por me sa duket katastrofa e ndërtimit të aeroportit të Berlinit është përfolur edhe në nivelet e krerëve të Teslas, se Elon Musk aktiv dhe jo pak i kontestuar, nuk harroi ta hidhte një thumb: me siguri që do të kemi një temp më të shpejtë se planifikuesit e aeroportit, tha ai. Kjo fabrikë, që quhet fabrikë gjigante – Musk do gjithmonë gjëra bombastike – pritet të ndërtohet në Grünheide. Askush nuk e njeh Grünheiden si vend, por ky ndodhet në juglindje të Berlinit në landin e Brandenburgut. Kush mban çelësin e thesarit në Berlin mbetet duarbosh.
Me shpejtësi
Megjithëse Berlini brohoritet, trofenë e ka në dorë Brandenburgu. Por kjo nuk i intereson shumë Elon Musk ose ai nuk ka shumë besim tek berlinezët, se janë shumë të shpejtë, pasi edhe vendi kishte po ashtu hapësira të bollshme në dispozicion për të ndërtuar fabrika, sidomos në pjesën lindore të tij. Musk e ka me nxitim ndërtimin e fabrikës së re, sepse edhe prodhuesit gjermanë të automjeteve i kanë kuptuar shenjat e kohës, dhe kanë filluar garën e prodhimit të automjeteve elektrike. E me siguri Elona Musk e ka ditur, se Volkswageni për shembull para më shumë se një jave dha sinjalin e ndërtimit të një fabrike për automjetet elektrike në Zvikau në Saksoni.
Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, pas ngritjes së fabrikës në vitin 2021, synon të prodhojë në vit 330 mijë automjete elektrike.
Jo vetëm kaq, edhe dy fabrika të tjera të Volkswagen në Gjermani kanë filluar me ndryshime në këtë drejtim, ndryshime që prekin edhe fabrikat në Kinë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse prodhuesit gjermanë të automjeteve qesëndisnin dikur Teslën si një markë që do të jetë e madhe, por më vonë një konkurrente serioze, tani situata ka ndryshuar. Tesla ka probleme me prodhimin në seri, dhe tërheq pas vetes një mal gjigant me borxhe. Tani kur me Volkswagenin, krahas Toyotas, ngjitet në skenën e automjeteve elektrike një gjigant i tillë prodhues (megjithëse me vonesë), fillon një konkurrencë e fortë për Teslan. Prandaj vendimin e Teslas për një fabrikë në Gjermani mund ta kuptosh si thirrje për duel.
Vende të reja pune në kohën e duhur
Edhe në segmentin e automjeteve të shtrenjta, ku Tesla është udhëheqëse, konkurrenca i vjen këtij koncerni po nga Gjermania. Porsche (Taycan), Audi (E-Tron) apo Daimler (Mercedes EQC). Edhe në Kinë, ku Tesla brenda 10 muajsh ngriti një fabrikë të re dhe ku prodhimi ka filluar ka konkurrencë të madhe, Byton, Wey dhe Hongqi janë gati për të filluar punën.
Pra, me vendimin e Teslas për Gjermaninë, gara për vendin e parë hegjemoninë e automjeteve elektrike hapet zyrtarisht pikërisht në vendin, ku u shpik automjeti me motor djegës.
Megjithëse ka shumë pyetje ende të hapura, ky është para së gjithash një lajm i mirë për njerëzit në rajonin e Brandenburgut: mijëra vende të reja pune do të hapen, një vendim që vjen në kohën e duhur. Sepse në jug të fabrikës së planifikuar, në Lausitz pritet të shkurtohen po ashtu mijëra vende pune, për shkak të vendimit për t’i dhënë fund prodhimit të qymyrit. E që tani kanë filluar bastet: kush do të hapët më parë, aeroporti i Berlinit apo fabrika e re gjigante e Teslas? /DW/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?