Kompania Twitter ka njoftuar mbrëmë se i ka pezulluar 376,890 profile në pjesën e dytë të vitit të kaluar, për shkak të “promovimit të terrorit”, që paraqet rritje për 60% në krahasim me 6 muajt e parë të vitit 2016.
Bllokimi i fundit e sjell në 636,248 numrin e profileve të suspenduara prej gushtit të vitit 2015, kur Twitter i shtoi përpjekjet për ndaljen e “ekstremizmit të dhunshëm”.
Twitter, Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, janë nën presion nga qeveritë në gjithë botën që t’i bllokojnë militantët, të cilët e përdorin Internetin për rekrutim dhe për lansim të sulmeve.
Në një njoftim të ndarë, Twitter ka thënë se kërkesat e qeverive për të dhënat e shfrytëzuesve janë rritur 7% në pjesën e dytë të vitit 2016, në krahasim me pjesën e parë të vitit të kaluar.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...