Pornografia ka qenë në rritje gjithmonë në internet qysh pas evoluimit të tij. Pra, termi ‘porno’ u bë edhe më i kërkuari te gjiganti Google pas termit ‘zot’. Megjithatë, super loja e publikuar së fundmi nga Nintendo dhe Niantic, Pokemon Go ka tejkaluar pornografinë duke u bërë termi i dytë më i kërkuar te Google.
Pokemon Go nga Nintendo tashmë ka kaluar rrjetet sociale si Facebook, Twitter, dhe Snapchat nga koha e përdorimit dhe tani ka thyer edhe një barrierë tjetër në internet te kërkimet, shkruan portali arbresh.info.
Të dhënat që janë në dispozicion nga uebfaqja ‘Trends’ nga Google, që vëzhgon se çfarë kërkohet te makina kërkimore, iu lejojnë vizitorëve të krahasojnë popullaritetin e termave të ndryshme.
Kërkimet për këtë lojë filluan të rriten dukshëm të mërkurën e kaluar pasi loja u publikua në Australi dhe Zelandë të Re, por ato lulëzuan edhe më shumë kur loja u lëshua edhe për tregun në SHBA në fund të javës së kaluar./arbresh.info
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...