Apple nuk është e vetmja kompani e fiksuar në krijimin e pajisjeve të holla dhe të ndritshme. Televizori i ri nga Sony, Ultra HD 4K, që është vetëm 0.2 inç i hollë, është pajisja më e hollë se iPhone 6.
Televizori nga Sony ofrohet në dy modele, modeli i parë X900C ka ekran 55 inç, ndërsa modeli tjetër X910C vjen me ekran madhështor prej 75 inç. Duke iu falënderuar procesorit X1, X900C dhe X910C sjellin ndërfaqen Android TV, që do të thotë se ofrojnë akses të plotë në Google Play, Netflix, Hulu dhe YouTube.
Për të gjithë të pasionuarit pas lojërave, ky televizor nga Sony vjen edhe me PlayStation Now si dhe një rezolucion të lartë prej 33,840 x 2,160 piksela. Të dy modelet janë në dispozicion që nga tani për para-porosi në uebfaqen zyrtare të kompanisë Sony./arbresh.info/
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon