Google ADS

Televizori i ri i Samsung-ut që do të kushtojë 20.000 dollarë

23:50 | 14 Prill 2016
Arbresh.info

Samsung së shpejti do të fillojë shes një televizor të ri që do të kushtojë më shtrenjtë se makina juaj.

Modeli i ri Samsung KS9800, versioni 88-inch, do të kushtojë 19 mijë e 999 dollarë.

Por, çfarë do të merrni për këtë çmim?

Sipas Samsung, televizioni i ri do të japë cilësi të lartë të fotografisë dhe mund të paraqesë deri në “një miliardë ngjyra”, në sajë të teknologjisë të re të ekranit, Samsung Quantum Dot.

KS9800 do të ofrojë edhe shumë shërbime të reja të cilat nuk janë bërë të ditura nga kompania, raporton agjencia e lajmeve Fortune.

Çmimi për modelin 88-inç është aq i lartë për shkak të madhësisë së tij. Ndërsa, modeli 78 inç do të kushtojë 9 mijë e 999 dollarë dhe modeli 65 inç do të jetë në dispozicion për 4 mijë e 499 dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme