Kompania Lenovo ka prezantuar nën brendin e saj Motorola në nëntorin e kaluar telefonin e ri Moto M, si model që hyn në segmentin e mesëm, por me dukje prej premiumi. Telefoni ka nisur të shitet në vetëm disa tregje, por duket se ka shënuar rezultate të mira.
Sipas raportit më të ri, më shumë se tre milionë njësi të telefonit Moto M janë shitur për më pak se gjashtë muaj qëkur telefoni kishte nisur të shitej në tregje. Ky është rezultat shumë i mirë për brendin Motorola.
Ky rezultat e bën telefonin Moto M si telefonin më të shitur të Lenovo të segmentit të mesëm në vitet e fundit. Thuhet se shitja në Kinë ishte shumë impresive, por ai vetëm tash është në rrugë drejt tregjeve të shumta siç janë Polonia, Tajlanda dhe vende tjera
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të