Kah fundi i vitit 2003, Endi Rubin ishte pjesë e ekipit i cili ka njohur potencialin e madhe të pajisjeve të mençura mobile.
Edhe pse ekipi fillimisht kishte për synim të zhvillojë OS për fotoaparate digjitale, shpejt u “hodh” në pajisje mobile dhe ka nisur me zhvillimin e sistemit operativ mobil.
Këtë kompani e bleu Google në vitin 2005 për 50 milionë dollarë, ndërsa Rubin dhe ekipi i tij vazhduan me zhvillimin e OS-it mobil, i cili sot është i instaluar në qindra miliona pajisje mobile.
Bëhet fjalë për Androidin, ndërsa Rubin në vitin 2013 braktisi Google dhe u nis në projektet vetanake.
Rubin dje në Twitter publikoi fotografinë në të cilën duket pjesa e epërme e “telefonit misterioz”, të cilin e zhvillon kompania e tij Essential. Derisa për modelet e telefonave të mençur të kompanive të mëdha mobile pothuajse i dimë të gjitha paraprakisht, për këtë pajisje aktualisht nuk ka shumë informacione.
E vetmja çka mund të konkludohet në bazë të fotografisë së publikuar është se ekrani do të marrë pothuajse gjithë pjesën e epërme të telefonit. Deri më tash ka pasur raportime të rralla të publikuara, sipas të cilave diagonalja e ekranit do të jetë më e madhe në krahasim me iPhone 7 Plus, por vetë telefoni pritet të jetë më i vogël dhe se Rubin planifikon çmimin prej 649 dollarësh kur pajisja e tij të dalë në treg, gjë e cila mund të ndodhë kah mesi i këtij viti.
Duket se Rubin dhe ekipi i tij planifikojnë gjëra të mëdha dhe me telefonin e parë planifikojnë që të “sulmojnë” pajisjet si iPhone, Samsung Galaxy S, Google Pixel dhe top modele të ngjashme./Arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA